Maqedoni

121 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 26 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 6 pa patentë shofer

01.09.2021 09:35

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 shkelje në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 shkelje në trafik.
 
26 sanksione ishin për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 6 për vozitje pa patentë shoferi, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë për përdorim të telefonit celular, dy për kalimin e semaforit, 7 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara dhe 42 për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.