Maqedoni
Viti i ri shkollorë, filloi mësimi me prezencë fizike
01.09.2021 09:49
Pas një viti e gjysmë mësim online, që u imponua nga pandemia Covid-19...

Pas një viti e gjysmë mësim online, që u imponua nga pandemia Covid-19, nxënësit e shkolave fillore dhe të mesme në vend sot janë kthyer në bankat shkollore.
Dyert e shkollave u hapën për nxënësit në bazë të protokolleve të veçanta për mbrojtje nga virusi, siç janë matje e temperaturës dhe dezinfektim i duarve në hyrje të shkollës, mbajtja e distances dhe maskës.
Për shkak të shifrave të larta me Kovid 19 në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës shkollat e mesme nuk kanë nisur mësimin me prezencë fizike, por tani për tani mësimi atje do të zhvillohet online.
