Maqedoni

Kalimi i kufirit, prej sod vetëm të testuarit dhe të vaksinuarit

01.09.2021 10:01

Prej sot, për hyrje dhe dalje nga shtetit, në vendkalimet kufitare kërkohet certifikatë vaksinimi...

Prej sot, për hyrje dhe dalje nga shtetit, në vendkalimet kufitare kërkohet certifikatë vaksinimi, ose testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 ore, ose testin antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48, apo certifikatë se keni kaluar virusin në 45 ditët e fundit. Në të kundërt kushdo që hyn në vend duhet të izolohet për të paktën 7 ditë.

Ky vendim vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe për të huajt. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është plotësuar edhe vendimi për karantinë të detyrueshëm në kohëzgjatje prej shtatë ditëve, në qoftë se personat gjatë hyrjes në vend nuk kanë PCR test, certifikatë për vaksinim ose vërtetim se ka kaluar Covid-19. Kohëzgjatja e karantinës, mund të zvogëlohet në pesë ditë, nëse gjatë kësaj kohe personi në fjalë realizon test PCR. Kjo masë do të vlejë për shtetasit vendorë dhe të huaj, ndërsa shteti nuk do të mbulojë shpenzimet për izolim të shtetasve të huaj. Nga kjo masë përjashtohen transportuesit vendorë dhe të huaj.