Maqedoni

Carovska: Të përgatitur për mësim me prezencë fizike

01.09.2021 10:59

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, në ditën e parë të vitit të ri shkollor në video-paraqitjen e saj....

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, në ditën e parë të vitit të ri shkollor në video-paraqitjen e saj u ka uruar fillim të suksesshëm të vitit shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Ajo njëherit thekson se sistemi arsimor është tërësisht i përgatitur për fillimin e mësimit me prani fizike.

“Besoj se me kthimin e mësimit me prezencë fizike do të jetë më lehtë për të gjithë edhe për nxënësit, edhe për arsimtarët e edhe për prindërit. Për qasje të barabartë në arsim këtu është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe institucionet tjera shëndetësore do t’i ndihmojmë të gjithë që kanë nevojë. Mos harroni të jeni të përgjegjshëm në çdo moment në këto kushte të jashtëzakonshme të mësimit. Mbrojeni shëndetin tuaj dhe shëndetin e atyre rreth jush.”,- tha Carovska.