Maqedoni

Zaev: Mësimi me prezencë fizike, opsioni më i mirë

01.09.2021 11:15

Kryeministri, Zoran Zaev, ka uruar arsimtarët, prindërit dhe nxënësit për fillimin e vitit shkollor...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka uruar arsimtarët, prindërit dhe nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Një urim të veçantë e ka përcjellë sidomos për nxënësit e klasës së parë. Zaev me këtë rast ka theksuar se vendimi për mësim me prezencë fizike është opsioni më i mirë.

 
“Padyshim se hapja e shkollave për mësim me prani fizike është vendimi më i dëshiruar për të gjithë që dëshirojnë zhvillim të shëndetshëm psiko-social të nxënësve. Nuk ka opsion më të mirë se sa mësimi me prani fizike. Këtë e konfirmojnë nxënësit, arsimtarët, organizatat që merren me shëndetin psiko-fizik të fëmijëve. Prandaj u përkushtuam për kthimin e nxënësve në bankat shkollore. Që të pengohet përhapja e Kovid-19 në shkolla nevojitet përgjegjësi maksimale dhe respektimin të planit dhe protokolleve që i kemi miratuar nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në procesin edukativo-arsimorë, nga nxënësit, arsimtarët, prindërit, nga komunat. Jam i bindur se fëmijët tanimë e dinë pse i mbajnë maskat dhe pse do të shoqërohen pak më në distancë nga njëri-tjetri. Ministria e Arsimit ka zhvilluar plane që e dëshmojnë gatishmërinë për të reaguar ndaj çfarëdo skenari të mundur që mund të ndodhin. Jam i bindur në atë gatishmëri.”,- tha Zaev.