Maqedoni

MPB: Vrasje në çair

01.09.2021 10:28

Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën në një përleshje të armatosur në Çair....

Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën në një përleshje të armatosur në Çair. 
 
Incidentin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nga e cila thonë se rasti në polici është denoncuar në ora 09:12. Sipas informacioneve të para, është shtënë me armë ndaj E.B i cili ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.