Botë

Covid-19, OBSh po monitoron variantin e ri B.1.621

01.09.2021 11:39

OBSH po monitoron një variant të ri të virusit Korona, të njohur si “Mu”....

OBSH po monitoron një variant të ri të virusit Korona, të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar por është nisur edhe në Amerikën e  Jugut dhe në Europë. Varianti me emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, pasi ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave. OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende. Pesë variante tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen.

 
Kina, Tajvani dhe India hapin shkollat 
 
Nën hijen e pandemisë ndërkohë, janë hapur shkollat në Kinë dhe Tajvan, ku marrë masa të rrepta anti-Covid, sidomos në Kinë. Si pjesë e këtyre masave, nëpër shkolla u vendosën shenjat e distancës sociale, termometra infra të kuqe dhe zona të përkohshme vëzhgimi. Bankat janë me ndarje plastike dhe nxënësit do të hanë ushqimet, vetëm në tavolinat e tyre.
 
Në Indi shkollat janë hapur në mënyrë të pjesshme e me 50% të nxënësve në klasë, teksa infektimet ende janë të larta. Në të paktën 6 provincat, shkollat do të hapen gradualisht gjatë shtatorit. Si pjesë e masave, do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë mësuesve në kryeqytetin New Delhi.
 
Greqia ka nisur zbatimin e ligjit për pushimin nga puna të të gjithë punonjësve shëndetësore të pavaksinuar, në të gjithë territorin. Rreth 10 mijë punonjës shëndetësorë nuk janë vaksinuar ende.
 
LEUNORA KALIQI