Botë
Biden: Tërheqja nga Afganistani vendimi më i mirë
01.09.2021 12:06
Presidenti amerikan Xho Bajden iu drejtua kombit duke shpjeguar edhe njëherë vendimin...

Presidenti amerikan Xho Bajden iu drejtua kombit duke shpjeguar edhe njëherë vendimin e tij për t’i dhënë fund angazhimit amerikan 20-vjeçar në Afganistan.
“Nuk desha ta vazhdoj luftën e përjetshme dhe nuk desha ta vazhdoj daljen e përjetshme nga lufta… sinqerisht mund t’ju them se jam i bindur se ky është vendim i mirë, i mençur, vendimi më i mirë për Amerikën”, tha Bajden.
Presidenti i SHBA-së e ndërmori përgjegjësinë për këtë vendim dhe tha se nuk pajtohet me kritikat se ka ekzistuar mënyrë më e mirë për evakuimin e amerikanëve dhe civilëve.
“Disa tani thonë se evakuimi është dashur të fillojë më herët ose se mund të zbatohet në mënyrë më të rregullt. E respektoj këtë, por nuk pajtohem. Tollovia në aeroport do të krijohej pavarësisht se kur do të fillonte tërheqja”, tha Bajden.
Sipas tij 90 për qind e amerikanëve të cilët kanë dashur ta braktisin Afganistanin ka arritur të evakuohen dhe shtoi se janë midis 100 dhe 200 shtetas amerikanë të cilët akoma dëshirojnë ta braktisin vendin.
