Maqedoni
Kumanovë, pas gati 18 muajsh nxënësit rikthehen në bankat shkollore
01.09.2021 12:28
Pas gati 18 muajsh edhe në të gjitha shkollat e mesme dhe ato fillore, nxënësit janë rikthyer në bangat e tyre shkollore....

Pas gati 18 muajsh edhe në të gjitha shkollat e mesme dhe ato fillore, nxënësit janë rikthyer në bankat e tyre shkollore. Dita e parë e vitit të ri shkollor kaloi me respektimin e të gjitha protokolleve të parapara në kushte pandemie nga autoritetet shëndetësore dhe arsimore. Ndërkaq, edhe përkundër rrethanave pandemike dhe vështirësive të krijuara për vijimin e procesit edukativo-arsimor, megjithatë rikthimi në bankat shkollore pas gati 18 muajsh tek nxënësit, por edhe tek mësimdhënësit solli emocione të posaçme.
Viti i ri shkollor ka filluar edhe në të gjitha shkollat fillore dhe Gjimnazin “Ismet Jashari” në komunën e Likovës. Sipas njoftimeve nga Likova, bëhet e ditur se edhe në këtë komunë, në të gjitha shkollat janë respektuar rekomandimet e autoriteteve përkatëse.
FATLUM AQIFI
