Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE premton fushatë pozitive

01.09.2021 13:26

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, paralajmëroi se planifikojnë të zhvillojnë fushatë pozitive për zgjedhjet lokale...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, paralajmëroi se planifikojnë të zhvillojnë fushatë pozitive për zgjedhjet lokale, zgjidhjen e problemeve akute të qytetarëve dhe staf të ndershëm të cilët, sipas tij, do të tregojnë se si bëhen gjërat.
 
“Ne duam të dalim me një fushatë pozitive, fushatë të shpresës, fushatë e cila do të ofrojë zgjidhje të problemeve akute në shoqërinë tonë para se gjithash mendoj për luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
LSDM konfirmon 69 kandidatët
 
Ndërkohë, LSDM ka konfirmuar 69 kandidatë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
 
“Kandidatët janë kuadër i dëshmuar, i respektuar dhe të njohur në mesin e tyre, disa prej tyre do të kenë nderin të luftojnë për një mandat të dytë, por një e treta janë njerëz të rinj që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në qeverisjen vendore, por e kanë dëshmuar veten në sferat e veprimit.”,- u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
Në komunat e tjera LSDM do të garojë vetëm me lista për këshilltarë ndërsa do të mbështes kandidatin e partive opozitare, tha Kuzeska. 


NAIM RAMADANI