Maqedoni
Tetovë, e rëndë situata Covid, 15 vjeç viktima më e re
01.09.2021 14:20
Një 15 vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në spitalet në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19...

Një 15 vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë në spitalet në Shkup si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Dy javë më parë jetën e ka humbur edhe nëna e saj. Mjekët alarmojnë për kujdes, Covid nuk njeh moshë. Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë u hospitalizuan 106 pacientë, të gjithë me terapi oksigjeni. Brenda 24 orëve jetën e kanë humbur 6 persona.
“Situata në Tetovë ende nuk është stabile, spitali është i stërngarkuar me të hospitalizuar, edhe pse numri është më i vogël se ditët e kaluara, përsëri kemi 106 pacientë të hospitalizuar dhe të gjithë me oksigjeno-terapi. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 6 persona që kanë ndërruar jetë.”,- deklaroi Miranda Pajaziti nga Qendra Covid - Tetovë.
Tetova bashkë me rrethinën ka mbi 1300 persona të infektuar më Covid-19.
VISAR SADIKI
