Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë 2021, Arsovski: Gjithçka gati, regjistrimi nis të dielën

01.09.2021 14:38

Po afrohet dita e fillimit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021....

Po afrohet dita e fillimit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021. Qeveria informon se kanë përfunduar një pjesë e madhe e aktiviteteve përgatitore, regjistruesit kanë përfunduar trajnimet e kjo do të thotë se regjistrimi zyrtarisht fillon të dielën.
 
“Është gjithçka gati për fillimin e aktiviteteve të regjistrimit të  popullsisë në terren më 5 shtator të dielën. Tek të gjitha 50 komisionet regjistruese kanë mbaruar trajnimet e regjistruesve rajonal, ndërsa  deri të dielën ku regjistruesit do të duhet të dalin në terren për të bërë regjistrimin, ata do të vijojnë edhe disa trajnime tjera shtesë, por dhe do të bëjnë edhe inspektim të rajoneve ku do të bëjnë regjistrimin.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Edhe nga EShS konfirmojnë se janë gati. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet përmes plotësimit të aplikacionet on-line nga ana e regjistruesit. Ato me vete do të kenë lap-top të lidhur me internet dhe sistem GPRS ku ESHS-ja në çdo moment do të ketë mundësi për t’i mbikëqyrur ata në terren. Skadimi eventual i afatit të dokumenteve të identifikimit ose adresa të ndryshe të anëtarëve brenda një shtëpie nuk pezullon të drejtën për tu regjistruar, nevojitet vetëm numri amë ose njëri prej familjarëve të jetë prezent dhe t’i jep të dhënat e anëtarëve të tjerë. Vazhdon ndërkohë edhe regjistrimi i diasporës. Ata kanë të drejtë për vetëregjistrim deri në përfundimin e afatit zyrtar të procesit për shtetasit rezidentë.
 
SEDAT SELIMI