Maqedoni
Tabanoc, masat e reja shkaktojnë rrëmujë në kufi
01.09.2021 15:28
Masat e reja për kalimin në kufi, që nga orët e para kanë shkaktuar rrëmujë në pikën kufitare në Tabanoc...

Masat e reja për kalimin në kufi, që nga orët e para kanë shkaktuar rrëmujë në pikën kufitare në Tabanoc, ku udhëtarët thonë se presin edhe nga më tepër se dy orë.
“Po jemi të njoftuar për masat e reja. Posedojmë certifikatë për dy doza të pranuara të vaksinës. Më tepër se dy orë e gjysmë jemi duke pritur për hyrje në RMV.”,- tha një pasagjer.
“Dy orë jemi duke pritur në kufi. Posedojmë certifikatë. Jemi duke udhëtuar për në Greqi.”,- u shpreh një pasagjer.
“Rreth një orë e gjysmë jemi duke pritur. Jemi nga Nishi, po udhëtojmë për në Shkup. Nuk i dimë masat e reja, por megjithatë jemi të vaksinuar dhe posedojmë certifikata.”,- theksoi një pasagjer.
“Dy orë e gjysmë jemi duke pritur për të hyrë në RMV. Jemi të njoftuar për masat e reja, andaj kemi siguruar testet negative.”,- tha një pasagjer.
Maqedonia e Veriut nuk është vendi i vetëm që shtrëngoi masat në kufi. Edhe në Kosovë vlejnë masat e njëjta për kalimin e kufirit. Edhe shumë shtete të tjera të rajonit e shtete europiane tashmë kërkojnë dokumente Covid gjatë hyrjes.
FATLUM AQIFI
