Maqedoni

Kalimi në kufi, vetëm me pasaportë Covid apo test negativ

01.09.2021 15:17

Hyrje-daljet nga vendi më nuk do të jenë si më parë.....

Hyrje-daljet nga vendi më nuk do të jenë si më parë. Prej 1 shtatorit, të gjithë qytetarët që lëshojnë vendin ose kthehen në vendlindje, janë të detyruar në vendkalimet kufitare të tregojnë pasaportat Covid ose teste negative. Në vendkalimet kufitare nuk do të ketë mundësi për të bërë test të shpejt anti-Covid.
 
“Shtetasit tanë dhe ata të huajit përveç në hyrje, janë të  detyruar edhe në dalje nga RMV, në pikat kufitare të dorëzojnë një nga ato dokumente: certifikatë për vaksinim me dy doza kundër sëmundjes infektive Covid-19, vërtetim për kalimin e Covid-19 në 45 ditët e fundit duke e llogaritur nga dita e shërimit, rezultat negativ nga testi PCR të bërë 72 orë para daljes nga shteti ose test negativ të shpejtë për trupat antigjen të bërë 48 orë para largimit nga shteti.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Nëse qytetarët nuk dorëzojnë asnjë nga këto dokumente, shkojnë në karantinim të detyrueshëm shtëpiak prej 7 ditësh. Kohëzgjatja e kësaj karantine mund të shkurtohet në pesë ditë nëse gjatë asaj periudhe dorëzohet testi PCR negativ. Kjo do të vlejë edhe për shtetasit e huaj, por ata do duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e karantinimit. Nga këto masa përjashtohen vetëm drejtuesit e mjeteve transportuese të mallrave vendas dhe të huaj. Shtetasit e huaj që do të transitojnë në vend këtë do të duhet ta bëjnë me afat prej pesë orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në kufi. Për shkak të numrit të madh të të infektuarve në vend, Maqedonia e Veriut është në “listën e zezë” të BE-së. 
 
REXHEP QAMILI