Maqedoni
Shkollat fillore në Tetovë, gati për mësim me prani fizike
01.09.2021 15:51
Edhe pse situata është e rënd, Ministria e Shëndetësisë vendosi që nxënësit e shkollave fillore të kthehen në shkolla...

Edhe pse situata është e rënd, Ministria e Shëndetësisë vendosi që nxënësit e shkollave fillore të kthehen në shkolla. Drejtori i Shkollës Fillore “Migjen” në Tetovë tha se janë bërë të gjitha parakushtet për të filluar procesin arsimor.
“Protokolli nuk kufizon numrin e nxënësve nëpër klasa, të gjithë do të jenë në klasa, nuk do të jenë të ndarë si vitin e kaluar. Vitin e kaluar kishim nga klasa e parë deri tretën, ndërsa këtë vit nga e para deri të nëntën. Të gjithë nxënësit që kanë familjarë pozitiv me Covid nuk duhet që të vinë në shkollë. Nxënësit gjatë qëndrimit në klasa duhet të qëndrojnë me maska, vetëm gjatë pushim të gjatë ato e kanë mundësinë që t’i largojnë maskat.”,- tha drejtori i Shkollës “Migjeni” – Tetovë, Riza Etemi.
VISAR SADIKI
