Maqedoni
Filloi viti i ri shkollor, Carovska: Nuk ka shtyrje të mësimit, jemi gati
01.09.2021 16:35
Kthimi me prani fizike i nxënësve në bankat shkollore, është gëzimi më i madh për një sistem arsimor...

Kthimi me prani fizike i nxënësve në bankat shkollore, është gëzimi më i madh për një sistem arsimor, theksoi ministrja e arsimit, Milla Carovska. Thotë se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit arsimor, duke respektuar protokollet shëndetësore. Për shkak të gjendjes epidemiologjike, vetëm shkollat e mesme në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë nisën online vitin e ri shkollor.
“Këtë vit arsimtarët do të jenë në klasë, fillojmë me prezencë fizike. Të gjithë nxënësit duhet të fillojnë me mësim. Nuk ka shtyrje të mësimit, por mësim online vetëm te nxënësit e këtyre katër qyteteve.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
Situata epidemiologjike, Carovska: Jemi gati për çdo skenar
Nëse gjendja epidemiologjike përkeqësohet, MASh është gati për dy skenarët e tjerë.
“Si qeveri dhe ministri jemi të përgatitur edhe për dy skenarë kalimi në sistem hibrid siç ishte vitin e kaluar një pjesë e nxënësve në klasë një pjesë me mësim online nga distanca, apo plotësisht online. Por, këto skenarë varen nga gjendja epidemiologjike në vend.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
Nxënësit të cilët për arsye shëndetësore nuk do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë mësimin do të kenë mundësi ta ndjekin online, në të njëjtën kohë derisa zhvillohet ora në e mësimit në klasë. Carovska me apel që të respektohen maksimalisht protokollet shëndetësore, për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, personelit në shkolla dhe familjeve.
GYLTENE SINANI
