Maqedoni

Gostivar, shkollat fillore hapën dyert, të mesmet online

01.09.2021 16:53

Pas mungesës mbi njëvjeçare, edhe përskaj situatës së rënduar epidemiologjike...

Pas mungesës mbi njëvjeçare, edhe përskaj situatës së rënduar epidemiologjike, shkollat fillore të Gostivarit nisën mësimin me prezencë fizike dhe nën protokolle të posaçme. Ashtu siç u paralajmërua, përjashtim kishin nxënësit e shkollave të mesme për të cilët në dy javët e para mësimi do të zhvillohet online, pas mbarimit të kësaj periudhe do të analizohet prapë situata epidemiologjike dhe do të merren masa të reja.
 
Autoritetet lokale dhe drejtorët e shkollave ditë më parë kërkuan që vitin e ri shkollor ta nisin në dy javët e para me mësim nga distanca edhe për shkollat fillore, por kjo kërkesë u refuzua.
 
LULZIM HAZIRI