Maqedoni

Kuvendi filloi punimet, Xhaferi kërkon nga komisionet të jenë më efikase

01.09.2021 17:30

Kuvendi filloi punimet e sesionit të vjeshtës me vazhdimin e seancës së 45-të.

Kuvendi filloi punimet e sesionit të vjeshtës me vazhdimin e seancës së 45-të. Ashtu siç ishte rëndë dakord në takimin koordinues, fillimisht do të punohet në mbylljen e seancave të hapura, ndërsa séanca e re e radhës është paralajmëruar për më 14 shtator. Kreu i Kuvendit u bëri thirrje trupave të Kuvendit që të mblidhen dhe të shqyrtojnë projekt ligjet dhe materialet e tjera që kanë në tryezë për t’i mundësuar Plenumit që të deklarohet rreth tyre. 
 
“Edhe një herë i lus kryetarët e komisioneve përkatëse të kësaj séance dhe të seancave të tjera që janë të pambyllura të konvokojnë seancat e komisioneve që të mund të krijojmë parakushtet që plenumi të mund t’i shqyrtojë propozim ligjet dhe materialet e tjera që janë si pika në rend dite në këtë seancë dhe në seancat paraprake të cilat kanë ngel të hapura për çka të mos mbajtjes të komisioneve përkatëse.”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
Për shkak të ngecjeve në Komisione, Kuvendi nuk mundi të shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2020, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2020 dhe as Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor. 
 
Paraprakisht Kuvendi miratoi Propozim-ligjin për ndërmjetësim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, të dy në lexim të parë. Ndërkaq, hodhi poshtë si të paarsyeshme katër kërkesa për interpretim autentik të ligjeve respektive.  
 
Në ditën e parë të punës në Plenum u dëgjua vetëm zëri i kryeparlamentarit Xhaferi. Deputetët vetëm hodhën votën pro ose kundër, pa asnjë diskutim.
 
SHPËTIM NUREDINI