Maqedoni

Forumi strategjik Bled, diskutohet zgjerimi, migracioni e gjeopolitika e re

01.09.2021 18:07

Forumi strategjik 2021 i Bledit ka mbledhur funksionarë të lartë europianë, kryeministra....

Forumi strategjik 2021 i Bledit ka mbledhur funksionarë të lartë europianë, kryeministra, nga rajoni dhe funksionarë të tjerë perëndimor për të diskutuar për sfidat reale dhe të mundshme në  15 vitet e ardhshme të BE-së. Reformat, zgjerimi, migracioni, sfidat me Kovid-19, ndryshimet klimatike dhe nevoja për një gjeopolitikë të re ishin temat kryesore të panelistëve. Pro zgjerimit fuqishëm u shprehën kryetari i PE-së, David Sasoli, dhe kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë.
 
“Procesi i aderimit mund të rregullohet  me pragmatizëm, pa lejuar vendet e Ballkanit Perëndimor duke pritur me dekada, duke pritur për të reja,duke pritur për ndryshimet që nuk vijnë.”,- tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.
 
“Zgjerimi është debat për të ardhmen e BE-së. Ky është debat vendimtar strategjik për të ardhmen e Evropës dhe vizioni im për Evropën është siç ishte vizioni i themeluesit të idesë evropiane. Pra, Evropa e tërë e lirë, në paqe me vetveten dhe me fqinjët. Kjo nuk mund të arrihet pa zgjerimin.”,- tha kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha.
 
“Mendoj se mund të kontribuojmë në këtë debat në mënyrë kontruktive në strategjinë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kroacia do të jetë avokat, siç ka qenë edhe në vitet e kaluara.”,- theksoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
 
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, beson se një qasje pragmantike çon në kontinentin e bashkuar evropian.
 
“Unë besoj jo vetë në pajtim, por besoj edhe në qasje pragmatike dhe praktike që do të shpinte në zgjidhje më të mirë në të ardhmen, pra edhe njëherë, në Evropën e Bashkuar.”,- theksoi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Migracioni ishte një nga temat e nxehta, sidomos pas situatës në Afganistan.
 
“Ndjej nevojë për konvergjencë politike në BE,  që të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë shumë në nivel gjeopolitik. Unioni gjeopolitik nuk është ëndërr. Duhet të jemi konkret dhe më operativ.”,- theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
 
“Nuk mund t’i mbyllim sytë para migracionit. Disa thonë “stop migacionit”, disa thonë,  menaxhoje. Nuk kemi marrëveshje por kjo duhet të zgjidhet.”,- u shpreh kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger.
 
“Ato migrantët që po vijnë janë myslimanët tanë… dhe ndryshojnë kompozionin e kontinentit tonë dhe sfidojnë trashëgiminë tonë  kulturore krishtere.”,- tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Debati inkorporoji edhe problemet ambientale evropiane.
 
“Prioritetet kryesore për qytetarët sipas analizave tona janë: Marrëveshja e gjelbër evropiane, ndryshimet klimatike dhe demokracia evropiane.”,- tha nënkryetarja e KE-së për demografi dhe demokraci, Dubravka Shuica.
 
“E ardhmja e BE-së dhe sfidat e saja” do të jetë temë diskutimi dyditor në kuadër të forumit strategjik 2021 në Bled të Sllovenisë nga panelist të ndryshëm nga Europa dhe Ballkani Perëndimor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU