Maqedoni
Filloi viti shkollor në Strugë, online për sh. e mesme, filloristët në shkollë
01.09.2021 18:36
Në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor”, mësimi për 1400 nxënës...

Në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor”, mësimi për 1400 nxënës, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, filloi online, ndërsa praktika është e detyrueshme më prezencë fizike.
“Pavarësisht se e morëm informacionin vonë se mësimi në 7 ditët e ardhshme do të zhvillohet online, ne iu përgjigjëm të gjitha sfidave dhe sot mësimdhënia funksionon shumë mirë.",- tha drejtoresha në Shkollën e Mesme “Niko Nestor” – Strugë, Keti Jankoska.
Në gjimnazin “Ibrahim Temo”, nxënësit kanë shkuar në shkollë për të marrë librat, ndërsa prej së enjtes do të fillohet mësimi online. Nga gjimnazi thonë se janë të përgatitur për të filluar edhe me prani fizike.
“Shumë vonë e morëm lajmin dhe ishim të organizuar në mënyrë 100% që ta fillojmë mësimi, prandaj nxënësit ishin, i morën librat dhe mbajtën disa orë kujdestarie duke i respektuar të gjitha rregullat e pandemisë dhe prej nesër jemi të gatshëm të fillojmë mësimin online edhe pse si shkollë jemi të gatshëm të fillojmë me prani fizike.”,- theksoi drejtoresha në Gjimnazin “Ibrahim Temo” – Strugë, Besime Jonuzi.
Komisioni i sëmundjeve infektive vendosi që mësimi online në shkollat e mesme në Strugë të realizohet vetëm 7 ditët e para, e më pas të shqyrtohet për të filluar me prezencë. Ndërsa mësimi në shkollat fillore ka filluar me prezencë fizike.
ILMIJE ZHAKU
