Botë
Uttar Pradesh, ethet misterioze vrasin me dhjetëra fëmijë
01.09.2021 20:30
Të paktën 50 persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, kanë ndërruar jetë javët e fundit në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh....

Të paktën 50 persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, kanë ndërruar jetë javët e fundit në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh.
Në një kohë kur vendi duket se po del nga vala e dytë me një numër mjaft të lartë vdekjesh virusi nga korona, ethet misterioze kanë përhapur panik në shtetin më të populluar të Indisë. BBC raporton se shumë prej tyre kishin temperaturë të lartë, dhimbje të kyçeve, dhimbje koke e dehidratim. Në disa raste, patën edhe skuqje të përhapura në këmbë e krahë. Shumë persona të tjerë kanë përfunduar në spital me të njëjtat simptoma, ndërsa të gjithë kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19.
Mjekët besojnë se bëhet fjalë për një infeksion viral të përhapur nga mushkonjat, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Sipas zyrtarëve, mund të jetë një sëmundje tropikale, e cila ka qarkulluar në Indi prej qindra vjetësh, nga e cila fëmijët kanë gjasa të preken 5 herë më shumë se të rriturit.
