Maqedoni
Covid 19, 26 viktima, 906 infektime të reja
01.09.2021 20:07
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6006 testime, kanë rezultuar pozitivë 906 persona....

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6006 testime, kanë rezultuar pozitivë 906 persona.
Teksa numri i rasteve të reja vazhdon të jetë stabil prej një jave, ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.
Janë regjistruar 26 viktima të tjera. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup 8, Tetovë 6, Strugë 3 Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar. Rastet aktive janë 14 785.
