Maqedoni

Bursat për nxënësit e shkollave të mesme, Ministria e Arsimit hap konkurset për aplikim

02.09.2021 15:13

Kanë nisur aplikimet për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22...

Kanë nisur aplikimet për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumente për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.

Konkurset për bursa janë publikuar në ueb faqen zyrtare të ministrisë së arsimit, e-uslugi.mon.gov.mk. Në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës.

Aplimi për ata që konkurrojnë për herë të parë zgjat deri më 25 shtator  ndërsa aplikimet për vazhdimin e bursave aktuale,  deri më 30 shtator.