Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Optimist se do të ketë zgjidhje në dhjetor

02.09.2021 15:34

Kryeministri, Zoran Zaev, pas takimeve me zyrtarët bullgarë në kuadër të forumit të Bledit...

Kryeministri, Zoran Zaev, pas takimeve me zyrtarët bullgarë në kuadër të forumit të Bledit mbetet optimist se me formimin e qeverisë politike në Sofje në nëntor, mund të gjendet kompromis me Bullgarinë  ndërsa në samitin e fundit për këtë vit të BE-së, shtetet anëtare të miratojnë kornizën për fillimin e negociatave mes Shkupit dhe Brukselit.

“Marrë parasysh afatet kushtetuese të tyre prej 15 ditëve për të marrë mandatin, mbetet shpresa  se do të formohet qeveria politike  që të mundemi në dhjetor  kur do të mbahet samiti i Këshillit të Ministrave të sillet vendim në kohën e presidencës sllovene… Ne do të ngelemi komplet pozitiv dhe të përkushtuar. Çdo takim brend kësaj periudhe  do ta shfrytëzojmë për afirmim.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Buçkovski: Të presim dhjetorin, deri atëherë nuk ka takime

Të njëjtin mendim edhe përfaqësuesi special për çështjen e hapur me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

“Deri në fund të nëntorit, fillimit të dhjetorit nuk do të kemi bashkëbisedues nga pala tjetër… Nuk arrijnë të bëjnë qeveri politike. Në nëntor do të ketë edhe zgjedhje presidenciale. Kështu që duhet të presim deri në dhjetor. Me Bullgarinë ne patjetër të merremi vesh.”,- tha një Buçkovski.

Për Zërin e Amerikës Buçkovski ka theksuar  se këtë periudhë ndaj fqinji lindor pritet të shtohet presioni amerikan dhe i BE-së sepse sipas tij, bota perëndimore është e interesuar të shoh një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe stabil.

NERMIN MULAKI FEJZULLAHU