Ligji për Tokën Bujqësore, Hoxha: Është përgatitur versioni final
Ligji për tokë bujqësore pritet që në shtator të hyjë në procedurë parlamentare...

Ministri i bujqësisë, Arijanit Hoxha, informoi se është përgatitur version final i këtij ligji, me të gjitha vërejtjet e palëve të prekura.
“Besoj që tash kemi një ligj, i cili buron nga nevojat e bujqve, respektivisht atyre që posedojnë tokën. Realisht me kërkesë të tyre ka qenë që të tërhiqet pjesa e investimeve strategjike dhe ajo pjesë tërësisht nuk është në ligjin e ri. Mendoj se kemi ligj i cili është burimor nga poseduesit e tokës dhe është konform nga ajo që ata kanë kërkuar.”,- deklaroi ministri i bujqësisë, Arijanit Hoxha.
Sa i përket madhësisë së parcelave Hoxha sqaroi se nuk do të jenë të kufizuara, përkatësisht për ato që posedojnë parcela më të mëdha, Qeveria do të përcakton se deri në sa për qind mund të blihen nga vet koncesionerët.
Hoxha shtoi se qëndrojnë të hapur edh për debat dhe propozime qëllim mira në Kuvend. Këto komente Hoxha i bëri gjatë prezantimit të punës së tij me rastin e njëvjetorit të mandatit si ministër i bujqësisë.
ERSAN PAJAZITI
