Situata në Afganistan, talebanët premtojnë qeveri gjithëpërfshirëse
Shtete e Bashkuara të hënën përfunduan praninë e tyre 20 vjecare në Afganistan...

Shtete e Bashkuara të hënën përfunduan praninë e tyre 20 vjecare në Afganistan, e tani bota sheh me interes dhe shqetësim hapat që do tëndërrmarë qeveria e re afgane. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, në një intervistë për China Media Gropup, thotë se tani që okupimi përfundoi, vendin e pret një periudhë prosperiteti. Ai nuk ka dyshime se qeveria e re do të jetë tërësisht qeveri islamike megjithatë premton gjithpërfshirje.
“Njerëzit kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme për të pasur një qeveri islamike. Cfarëro kominimesh të bëhen, qeveria do të jetë islamike. Mejjithatë po zhvillohen konsultime të gjera e gjithpërfshirëse. Shpresojmë që liderët tanë të sjellin vendimin e duhur.”,- tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.
Mujahid thotë se po bëhen ndërkohë të gjitha përpjekjet për të vënë në funksion aeroportin ndërkombëtar të Kabuliut. Po punohet edhe për kthimin në normalitet të të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Por talebanët nuk kanë vetëm probleme për të kthyer normalitetin për njerëzit. Në Panjshir, luftëtarët antitalebanë, nuk e ndalin rezistencë. Talebanët javën e kaluar i kërkuan Frontit Kombëtar të Rezistencës, që të ndalojë sulmet. Por FKR është e vendosur që të luftojë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Panjshirit.
Banorët dhe luftëtarët atje, kanë luftuar kundër talebanëve edhe kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan në vitet1996 – 2001. Janë të vendosur të luftojnë edhe këtë herë. Ata akuzojnë talebanët se e kanë sulmuar zonën në momentin e tërheqjes së trupave amerikane, një betejë që përfundoi me viktima e të lënduar, kryesisht nga forcat talebane.
GAZMEND KURTISHI
