Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Do të zbatohet me fleksibilitet të madh në terren

02.09.2021 17:31

Procesi i Regjistrimit do të realizohet në bazë të protokolleve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Procesi i Regjistrimit do të realizohet në bazë të protokolleve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë, dhe do ta ketë fleksibilitetin e zbatimit të terren, sepse sipas organeve kompetente ky operacion statistikor ka rëndësinë e sajë jetike për vendin.
 
Kryeministri, Zoran Zaev, potencoi se një pjesë e madhe e regjistruesve janë të vaksinuar, dhe nëse ka situata të tilla ku qytetari nuk do të pranon në shtëpinë e tyre regjistrues të pa vaksinuar, atëherë sipas kryeministrit Zaev, në atë shtëpi duhet të dërgohet regjistrues i vaksinuar.
 
Por, kryeministri Zaev edhe njëherë potencoi se pret bashkëpunim të ngushtë më qytetarët. Procesi i Regjistrimit do të zgjatë 25 ditë dhe do të japë hapësirë për fleksibilitet dhe për regjistrim masiv të të gjithë qytetarëve. 
 
“Kur do të kemi raste të tilla mund të bëhet ndryshim të regjistruesve, në fleksibile t’ju përgjigjemi kërkesave të qytetarëve, por pritshmëritë e mija janë se është i vogël përgjigja e atyre të cilët nuk dëshirojnë t’i pranojnë në shtëpitë e tyre regjistruesit e pavaksinuar, sepse pjesa më e madhe e regjistruesve janë të vaksinuar, por edhe qytetarët janë të vaksinuar. Pra, kemi mbi 40 për qind të qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë të vaksinuar, ashtu sikurse edhe regjistruesit. Në të kaluarën regjistrimi ka zgjatur 20 ditë tani kemi 25 ditë në mundësi dhe mund t’ju përgjigjemi kërkesave të qytetarëve.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
VMRO: Në kohë pandemie, duhet regjistrim elektronik
 
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare pranojnë se ky operacion statistikor është i rëndësishëm për vendin, por të njëjtët mbesin në qëndrimin e tyre se kur vendi është duke u përballë me valën e katër të pandemisë, vendi është dashtë të realizon regjistrim elektronik, duke i bashkuar të dhënat nga baza e të dhënave nga të gjitha institucionet.   
 
FITIM KRYEZIU