Maqedoni

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mariqiq: Nuk ka kohë, mbeten pas zgjedhjeve lokale

02.09.2021 17:47

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor me sa duket do të presin kohë më të mira pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit...

Një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe fillimit të fushatës zgjedhore ekzekutivi dalëngadalë po ndryshon mendjen se ndryshimet e Kodit të ri Zgjedhor i cili në të do të inkorporoheshin rekomandimet e OSBE/ODIHR-it do të mund të miratohen para zgjedhjeve.
 
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiq, tani vlerëson se në këto momente nuk ka kohë dhe vullnet të plotë nga të gjithë për të miratuar ndryshimet, ndërsa mundësinë për të rikthyer në temës së Kodit Zgjedhor ai sheh ndoshta pas përfundimit të zgjedhjeve.
 
“Po shprehi keqardhje që nuk u miratuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse një pjesë e madhe e ndryshimeve të propozuara praktikisht ishin implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIH-it dhe do të sillnin një përmirësim serioz të procesit zgjedhor. Në asnjë mënyrë nuk mund të presim ndryshim i Kodit Zgjedhor në pjesën e rregullave që veç më janë të implementuara në procesin zgjedhor. Kështu që nuk ka kuptim, nuk dëshirojmë të shqetësojmë cilëndo me çka do të ndryshonim rregullat të cilat do të ndikonin në procesin zgjedhor. Për këtë arsye nuk mund të them e as të parashikojë me saktësi se a do të ketë ose jo ndonjë ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe kur.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariqiq.
 
Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria mbetën të hapur në momentin kur do ketë vullnet të plotë për rishikim të ndryshimeve të ndihmojnë në aspekt të formulimit, mbështetjen dhe miratimin e këtyre ndryshimeve, tha Mariqiq.
 
REXHEP QAMILI