Maqedoni
Tetovë, ulet numri i infektimeve dhe fataliteteve
02.09.2021 18:03
Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë janë hospitalizuar 108 pacientë...

Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë janë hospitalizuar 108 pacientë, prej të cilëve 106 me terapi oksigjeni dhe dy në respirator. Janë regjistruar edhe dy viktima. Mjekët thonë se edhe përkundër se numri i të infektuarve ka rënë situata vazhdon të jetë e rënd, pasi vetëm brenda 24 orëve kontroll në Covid-19 kanë bërë 146 persona të cilët kanë pasur simptoma.
“Gjendja është e sterngarkuar, kemi 108 të hospitalizuar, prej tyre 106 janë në oksigjen terapi dhe dy i kemi në respirator. Brenda 24 orëve kemi dy viktima, viktima më e re është mbi 50 vjeç dhe tjetra mbi 70 vjeç. Kemi rritje të kontrollit në ambulancat e Covidit,vetëm mbrëmë kemi pasur 146 pacientë që janë kontrolluar.”,- tha Miranda Pajaziti nga qendra Covid - Tetovë.
Mjekët shtojnë apelet për kujdes e përkujtojnë se vetëm javën e kaluar humbën jetën tre persona nga e njëjta familje, një vajzë 36 vjeçare dhe prindërit e saj. Dhe afati i fundit i vdekjes së 15 vjeçares tregoi se askush nuk është i sigurt, edhe nëse është i ri.
“Rasti nuk ka ndodhur tani ka ndodhur para një jave, ka pasur tre te vdekur nga e njëjta familje, kanë vdekur në kushte shtëpiake, por të tre kanë qenë me sëmundje shoqëruese, pacientja më e re e moshës 36 vjeçare ka qenë me sëmundje - obozitet, sëmundje gjinekologjike dhe me sëmundje tjera të rënda shoqëruese edhe prindërit i ka pasur me sëmundje të rënda.”,- tha Miranda Pajaziti - qendra Covid, Tetovë.
Pajaziti bënë apele që qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë protokollet anti Covid.
VISAR SADIKI
