Botë

Shqipëri, shpallen emrat e qeverisë “Rama 3”

02.09.2021 18:19

Pa shumë surpriza, nga Asambleja Kombëtare e PS, kryeministri Rama shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar...

Pa shumë surpriza, nga Asambleja Kombëtare e PS, kryeministri Rama shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar. 
 
I kënaqur nga puna e shumicës së ministrave, shefi i qeverisë shqiptare e ka parë të arsyeshme që të bashkëpunojë për një mandat të tretë me 10 prej tyre, ndërsa vendin e Erion Braçes, deri më tani zëvendëskryeministri Rama ia beson Arben Ahmetajt.
 
“Olta Xhaçka do të vijojë të jetë ministre e Punëve të Jashtme, Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm, Evis Kushi - ministre e Arsimit, Delina Ibrahimi - ministre e Ekonomisë dhe Financave, Ogerta Manastirliu - ministre e Shëndetësisë, Niko Peleshi - ministër i Mbrojtjes, Belinda Balluku - ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Elva Margariti - ministre e Kulturës dhe Elisa Spiropali që mbetet ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Në qeverinë e re nuk do të jenë 6 emra të Rama 2. Pjesë e kabinetit të ri, nuk do të jenë Erjon Braçe i cili i parapriu surprizës së Asamblesë, duke e lajmëruar vetë dorëheqjen 1 javë më parë, ndërsa ministria e Diasporës është shkrirë.
 
Rama ul për herë të parë në karrigen e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjën, i cili ishte kreu i Komisionit të Ligjeve. Ministre e ekonomisë do të jetë drejtoresha aktuale të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca do të jetë tek Bujqësia, Rama i ka besuar ministri edhe dy prej prurjeve të reja të PS, Bora Muzhaqit dhe Edona Bilalit.
 
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama shprehu besim për punën që do të bëjnë gjatë 4 viteve, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se me ekipin e tij do të fitojë edhe një mandat të katërt.
 
LULJETA NDOKA