Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Hoxha: Ndarja BESA-LSDM, s’reflekton në Qeveri

02.09.2021 18:35

Teksa partitë kanë zgjeruar koalicionimet para zgjedhjeve lokale...

Teksa partitë kanë zgjeruar koalicionimet  para zgjedhjeve lokale, ajo që ra në sy së fundmi ishte mospërfshirja në bashkëpunimin parazgjedhor të partive të pushtetit, e lëvizjes Besa.
 
Sekretari i përgjithshëm i Besës, Arjanit Hoxha, thotë se vendimi I tillë është marrë për të provuar forcën politike në rrethin e parë zgjedhor, por nuk përjashton mundësinë për bashkëpunim në rrethin e dytë. Përjashton zërat për probleme mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës. 
 
“Ne kemi vlerësuar se mundësia më e mirë është kjo siç kemi vendosur të dalim. Në rrethet e para çdo parti e koalicionit qeveritar do ta provon vetveten, përfshi edhe Lëvizjen Besa pasi jemi të bindur në punët që i kemi bërë. Pastaj do të mendojmë për veprime në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se brenda partnerëve të koalicionit ka problem.”,- tha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.
 
ERSAN PAJAZITI