Maqedoni

Rrjedhin afatet në KSHZ, 10,724 qytetarë kontrolluan listën zgjedhore. Zgjedhjet lokale, KSHZ pret ende aparatet fingerprint

02.09.2021 18:51

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për këqyrjen publike të Listës së Zgjedhësve...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për këqyrjen publike të Listës së Zgjedhësve që do të zgjasë deri më  9 shtator, po zhvillohet pa probleme.

Deri dje në listën e zgjedhësve u kontrolluan gjithsej 10,724 persona, u paraqitën gjithsej 27 kërkesa për regjistrim, 23 kërkesa për fshirjen e të dhënave dhe 15 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën e zgjedhësve.

Por derisa këqyrja e listës zgjedhore po shkon si duhet, KSHZ ende nuk ka pranuar aparatet për identifikimin e shenjave të gishtërinjve të votuesve, që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje. 

Presin që 200 pajisjet e para t’u arrijnë gjatë fundjavës e në 1 tetor të kompletohet pranimi i të gjitha aparateve të nevojshme. Vazhdon ndërkohë trajnimi i personave që do të trajnojnë më pas këshillat zgjedhorë.