Maqedoni

Akuadukti në Shkup, filloi faza e parë e restaurimit

02.09.2021 19:05

Ka filluar faza e parë e restaurimit dhe konservimit të akuaduktit në Shkup...

Ministrja e Kulturës, Irena Stefkovska, beson se është e nevojshme të investohet për mbrojtjen e tij në mënyrë që të promovohet në botë e cila njeh vlerën e monumenteve të tilla dhe i vendos ato në hartat turistike si destinacione atraktive. Ky vend para pak kohësh është shpallur si një trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

“Kjo mundëson ruajtjen e përhershme të vlerave të tij në kuptimin kulturor dhe historik. Mbrojtja e arkitekturës dhe aspekti social, arsimor, turistik dhe aspektin ekonomik të lokalitetit.”,- deklaroi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Sidoqoftë, restaurimi është një punë e vështirë dhe e shtrenjtë që kërkon një periudhë më të gjatë, thonë autoritetet.

“Tani kemi filluar punën nga pozicioni zero për të ruajtur së pari gjendjen fizike të akuaduktit. Është një punë shumë e madhe dhe punë e shtrenjtë dhe ndoshta do të marrë shumë kohë. Ne do të punojmë në disa segmente.”,- theksoi drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Aco Kostov.

Në këtë projekt do të punojnë arkitektët, konservatorët dhe historianët. Plani është që akuadukti të marrë një vend të përshtatshëm jo vetëm si destinacion turistik, por edhe për ngjarje kulturore dhe sportive.

SEDAT SELIMI