“Teatri shqiptar në RMV”, 7 shfaqe nga trevat mbarëshqiptare në festival
Me shfaqen “Të mallkuarit” nga trupa e Teatrit të Tetovës...

Me shfaqen “Të mallkuarit” nga trupa e Teatrit të Tetovës, sonte në orën 19.30 ngrihet sipari i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”. Në festival do të prezantohen shtatë shfaqe, nga Teatri i Tetovës, dy shfaqe nga Shkupi, teatrot nga Durrësi dhe Korça dhe trupat nga Prishtina e Ferizaji.
“Çmimet e festivalit që do t’i ndajë Juria e Festivalit: Flora Kadriu, nga Shkupi - Sabedin Shahiqi nga Kosova dhe Milto Kutali nga Shqipëria.”,- tha drejtori i festivalit, Ylber Nuredini.
Në Akademinë që i paraprin fillimit të shfaqeve, do të ndahen mirënjohjet për kontribuuesit e festivalit teatror. Festivali do të mbahet nën masat e rrepta anti-Covid ku do të shfrytëzohen vetëm një e treta e karrikeve, të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm ata që kanë marrë dy vaksina ose vërtetim se e kanë kaluar Kovidin.
ATLI DEMA
