“Alternativa”: Arsimi shqip në Kumanovë po rrënohet
“Alternativa” akuzon për rrënim të arsimit shqip në Kumanovë...

Ata akuzojnë qeverinë se nuk i mbajti premtimet për shkollat e mesme dhe se po rrezikohet shuarja e paraleleve shqipe në këtë qytet.
“Edhe ky vit shkollor i gjeti nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Nace Bugjoni” në kushte të mjerueshme dhe joadekuate – me objekt të papërshtatshëm, që nuk është i dedikuar për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Përveç problemit me objektin e shkollave të mesme, gjendja e arsimit shqip në Kumanovë në përgjithësi po vështirësohet dhe rrezikohet, siç është edhe problemi me paralelet në gjuhën shqipe, disa prej të cilave rrezikohet edhe të shuhen, kjo për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së personave përgjegjës.”,- deklaroi Ardian Jashari nga “Alternativa”, Dega Kumanovë.
