Maqedoni

Deklarata e kreut të LSDM-së, Dimitrievski: Ende s’jam përjashtuar nga partia

02.09.2021 19:51

Kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski...

Kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka reaguar ndaj deklaratës së lideri të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Qëndrimi i sotëm i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, se do të përjashtohem nga mbledhja e ardhshme e Kryesisë Qendrore të partisë, hedh poshtë deklaratën që një ditë më parë dha sekretari Nikollovski se jam vetpërjashtuar dhe e vërteton qëndrimin tim se formalisht ende jam anëtar i LSDM-së. Socialdemokratët e vërtetë gjithmonë e flasin të vërtetën dhe nuk shërbehen me manipulime dhe insinuacione”, reagon  Dimitrovski.

Ai pyet kreun e partisë se nga i di paraprakisht vendimet e kryesisë qendrore por është i prerë se çfarëdo vendimi të sillet, me bindje do të vazhdojë të jetë socialdemokrat.