Botë
Covid-19, 32 viktima, 1612 të infektuar në Kosovë
02.09.2021 20:03
Gjendja me Covid-19 në Kosovë është alarmante...
Në 24 orët atje janë regjistruar 32 viktima, më i riu vetëm 20 vjeç. I lartë edhe numri i infektimeve të reja.
Janë 1.612 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë nga 13.953 testime të kryera në 24 orët e fundit. I lartë për fat të mirë edhe numri i të shëruarve.
2.460 persona arritën të fitojnë betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i rasteve aktive në Kosovë, është 26.524
