Maqedoni
Covid 19: 23 viktima dhe 760 raste të reja
02.09.2021 19:44
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5 742 teste për covid 19...
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5 742 teste për covid 19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.
Sot janë regjistruar 23 viktima të tjera nga virusi korona në të gjithë vendin. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 viktima, ndërsa në Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Kërçovë dhe Dibër nga 2 viktima, Tetovë dhe Vinicë nga 1 viktimë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157 294. Rastet aktive me virus janë 14 878, ndërsa numri total i vdekjeve 5 987.
