Parashikimi i motit për sot
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri 31 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht në drejtim verior. Temperatura minimale do të bjerë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.
Sipas DPHM-së, edhe të shtunën moti do të jetë stabil, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rritje të lehtë. Të dielën prej në mbrëmje do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu, ndërsa gjatë ditës në shumë vende moti do të jetë jo stabil me reshje të rrëmbyeshme të cilat në vende do të jenë më të forta dhe të pasuara me bubullima. Reshje shiu të rrëmbyeshëm me bubullima të rralla do të ketë të hënën.
