Regjistrimi i popullsisë, procesi statistikor nis të dielën në terren
Gjithçka është gati për nisjen e procesit më të rëndësishëm statistikor në vend të dielën...

Gjithçka është gati për nisjen e procesit më të rëndësishëm statistikor në vend të dielën, atë të regjistrimit të popullsisë. Për qytetarët që nuk do të duan të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ka vendim që të njëjtëve t’u dërgohen regjistrues të vaksinuar.
Autoritetet thonë se aktualisht 50% e regjistruesve janë të imunizuar. Janë marrë të gjitha masat për regjistrim të sigurt nga aspekti i mbrojtjes shëndetësore, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive. Vazhdon ndërkohë regjistrimi online për diasporën.
Nga 1 marsi, kur procesi për regjistrimin e mërgatës nisi zyrtarisht, janë regjistruar 190 mijë e 890 qytetarë. Regjistrimi do të zgjasë deri më 30 shtator si për banorët rezidentë, ashtu edhe për mërgatën.
