Maqedoni

Covid-19, 23 viktima dhe 760 raste të reja

03.09.2021 14:29

Edhe pse vërehet një ulje e lehtë e shifrave Covid në vend...

Edhe pse vërehet një ulje e lehtë e shifrave Covid në vend, sërish numrat janë shqetësues, sidomos fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 viktima.

Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 viktima. Nga 5 mijë e 742 testet e bëra, janë regjistruar edhe 760 infektime të reja. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar. Rastet aktive në vend janë 14 mijë e 878, ndërsa numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, është rritur në 5 mijë e 987.

Ndërkohë, sipas Qendrës evropiane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve, tani për tani nuk ka nevojë urgjente për dozë të tretë të vaksinës për popullatën e përgjithshme.

Rekomandohen doza shtesë për njerëzit me sistem të dobësuar imunologjik, në pajtim me qëndrimin e OBSH-së. Në vend, janë vaksinuar gjithsej 733 mijë e 226 qytetarë.