Maqedoni

Tetovë, ulet numri i infektimeve dhe fataliteteve

03.09.2021 14:45

Në Tetovë për fat të mirë është ulur ndjeshëm numri i fataliteteve....

Por, mjekët thonë se situata vazhdon të jetë e rëndë. Spitali i Tetovës  konfirmon për 4 fatalitete në 24 orët e fundit. Sa i përket të hospitalizuarve, janë gjithsej 106 pacientë këto 24 orë, 104 pacientë me oksigjen dhe dy me respirator. 8 prej tyre janë me nga një dozë të vaksinës, ndërsa 6 me nga dy doza.

Numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve në Tetovë është 255. Vetëm brenda 24 orëve kontroll në ambulancat Covidit  kanë bërë 146 persona me simptoma.

Mjekët shtojnë  apelet për kujdes maksimal dhe respektim të masave dhe sa më shumë t’u drejtohen qendrave të vaksinimit.