MASh: Vetëm 0.01% raste aktive te nxënësit
Të mërkurën, vitin e ri shkollor e filluan 257 mijë të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme...

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka vetëm 0.01% raste aktive te nxënësit, përqindja është e njëjtë edhe te mësimdhënësit.
“Në shkolla respektohet plani dhe protokollet për mbrojtje nga virusi. Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli teknik në shkolla mbajnë maska në hapësira të mbyllura, maten temperaturat në hyrje të objekteve dhe bëhet dezinfektimi i duarve. Gjithashtu kontrollohen vazhdimisht nxënësit dhe bëhet dezinfektimi i bankave shkollore”, thonë nga MASh.
Nga aje u bëjnë thirrje mësimdhënësve, prindërve dhe drejtorive të shkollave që nëse dyshojnë për ndonjë rast, të alarmojnë dhe të veprojnë sipas algoritmeve. Vetëm me respektim të protokolleve mund të parandalohet përhapja e virusit dhe do të mundësohet arsimim cilësor përmes mësimit me prani fizik.
