RMV, 0.01 për qind e nxënësve me Covid-19. Carovska: Nuk ka transmetim të brendshëm në shkolla
Në të gjitha shkollat në vend janë regjistruara 14 nxënës pozitiv me Kovid-19...

Në të gjitha shkollat në vend janë regjistruara 14 nxënës pozitiv me Kovid-19, por nuk ka transmetim të brendshëm në shkolla, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Gjendja aktuale është stabile dhe nga 233 mijë nxënës që ndjekin mësimin me prezencë fizike, vetëm 0.01% janë të infektuar. Përqindje e njëjtë është edhe te kuadri i mësuesve. Carovska apeloi për respektim të protokolleve shëndetësore.
“0.01% nga numri i përgjithshëm i nxënësve në nivel shtetëror janë të infektuar me Covid-19, sepse për momentin me prezencë fizike mësimin e ndjekin 233 mijë nxënës në territorin e vendit. Theksoj se akoma nuk ka transmetim të brendshëm në asnjë shkollë. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ekipet e epidemiologëve janë në terren dhe do të marrin vendime.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
Nxënës të infektuar ka në shkollat e mesme të Shkupit “Luben Lape” dhe “Gjorgjia Puleski”. Epidemiologët do të vendosin për atë se cilët fëmijë do të ndjekin mësimin dhe nëse të gjithë nxënësit do të hyjnë në izolim. Qendra e Shëndetit Publik do të bëjë anketë epidemiologjike nëpër shkolla.
Sipas ministres Carovska, ka edhe disa nxënës nëpër shkolla tjera të cilët kanë simptoma të Covid-19 por për të njëjtit priten rezultatet.
FARIJE DAUTI BAKIJU
