Maqedoni

Partia Demokratike e Boshnjakëve publikon kandidatët për zgjedhjet lokale

03.09.2021 16:19

Partia Demokratike e Boshnjakëve prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale...

Partia Demokratike e Boshnjakëve prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale duke paralajmëruar edhe kandidat për kryetar të Shkupit. Kjo është pjesëmarrje e parë e pavarur e partisë së boshnjakëve në zgjedhje. Përveç Shkupit, PDB do të garojë edhe në Çair, në Dollnen dhe Veles. 
 
“Qëllimi ynë është që të dalim vetë dhe të pavarur në këto zgjedhje, ku do të shikojmë se sa mundemi dhe të përpiqemi të jemi një rrymën e re të veprimit që do të jetë për të mirën e të gjithë ne. Nuk jemi këtu për të bërë fushatë nënçmuese, jemi këtu që të ofrojmë projekte reale që do të përmirësojmë jetën e qytetarëve”,- deklaroi kryetari i Partisë Demokratie të Boshnjakëve, Munir Kolashinac.
 
Edhe partia “ E majta” ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të tyre për kryetar komune në Qendër dhe Aerodrom. Në ndërkohë nga KShZ informojnë se kanë mbetur edhe ditë për inspektimin publik të Listës Zgjedhore, ndërsa edhe 9 ditë respektivisht deri më 11 shtator për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarëve në Komisionet Zgjedhore.
 
Deri më tani  gjithsej 10.724 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore. 
 
REXHEP QAMILI