Maqedoni
MPJ: Këshilli strategjik diskuton për Afganistanin
03.09.2021 16:33
Situata e përshkallëzuar në Afganistan kërkon krijimin urgjent të një strategjie shtetërore...

Situata e përshkallëzuar në Afganistan kërkon krijimin urgjent të një strategjie shtetërore për t’i dalë përballë çdo krize të mundshme, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani, në këshillin strategjik në MPJ, të mbledhur për të diskutuar gjendjen në Afganistan.
“Paparashikueshmëria mbetet karakteristika kryesore në planin ndërkombëtar, ndërsa paparashikueshmëria sjell numër të madh krizash që mund të jenë kriza të mundshme humanitare, valë migrantësh, kërcënime terroriste, ekstremiste, pra kriza të mundshme potenciale që mund të dalin për shkak të proceseve gjeopolitike. Shteti duhet të definojë një strategji që të mund t’ju përgjigjet këtyre sfidave dhe të mos ragojë post-festum.”,- deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Afganët i pranuam në shenjë solidarizimi dhe si obligim ndaj NATO-s por nevojitet një program gjithëpërfshirës për situatën në Afganistan, tha ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Sipas tij, nevojitet përforcim i sigurive kufitare, siç bëri Turqia me kufirin në Iran dhe Greqia në kufirin me Turqinë. Edhe Dragan Tilev anëtar i këshillit strategjik thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit me Agjencinë Evropian për kontroll kufitar, Frontex.
“Pritet që sidoqoftë të mos ketë valë të atillë që do ta prishte rendis siç ndodhi në 2015, njëherë në Ballkan pastaj në Evropë. Si shtet anëtar i NATO-s, është obligim i yni të pranojmë persona të caktuar, por duhet organet e shtetit të merren nesh për një strategji si të ballafaqohemi me këtë problem, pra të jemi gati mos presim të na vijnë në kufi.”,- u shpreh ish ambasadori, Nano Ruzhin.
“Duhet të bëhet hap shtesë. Të nënshkruhet marrëveshja me FRTONTEKS, e cila është kornizë juridike dhe politike për thellim dhe bashkëpunimit me Agjencinë.”,- theksoi anëtari i Këshillit Strategjik, Dragan Tilev.
Këshilli Strategjik konkludoi se duhet të ketë konsensus në nivel nacional, për situatën në Afganistan dhe pasojat që mund t’i ndjejë shteti dhe kontinenti evropian.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
