Maqedoni
QMK: Zjarr i simuluar, testohet shpejtësia e shuarjes
03.09.2021 16:47
Zjarri në Bellasicë për një kohë të shkurtër kaloi edhe në territorin e Greqisë...

Bëhet fjalë për ushtrim simulues të organizuar nga Qendra për Menaxhimin e Krizave sipas skenarit për përdorimin e pajisjeve IPA, projekti evropian nga Qendra Operative e Integruar për Ndihmë Humanitare, i cili përfshin dizajnin e një klaser kontejnerësh për të kryer operacionet kryesore për ndihmë nga fatkeqësitë.
“Është një ushtrim i madh në të cilin do të marrin pjesë rreth njëqind persona dhe të gjithë do të angazhohen. Zjarri ka filluar nga ana jonë, për shkak se ekzistonte rreziku i përhapjes së zjarrit në anën tjetër, atëherë aktivizohet qendra komanduese dhe përmes qendrës sonë komanduese thirren partnerët nga pala greke.”,- tha udhëheqësja e planifikimit të rajoni juglindor, Julieta Gjurkova.
Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar i cili është gjithashtu përgjegjës për stërvitjen simuluese, beson se është vendim kyç që do të përmirësojë efikasitetin strategjik dhe operacional të administratës publike dhe shërbimeve publike në menaxhimin e fatkeqësive në zonën më të gjerë ndërkufitare.
“Ne do të testojmë protokollet, procedurat standarde të funksionimit në nivel kombëtar dhe rajonal, natyrisht në nivel lokal, të cilat në të ardhmen, siç kemi planifikuar, do të jenë një model për të tetë rajonet e tjera.”,- tha udhëheqësi i sektorit ndërkombëtar-QMK, Urim Vejseli.
Njëherit u theksua se kushtet moderne të jetesës dhe punës si dhe ndryshimet aktuale klimatike janë shkaktarë të kërcënimeve të përditshme të fatkeqësive natyrore.
SEDAT SELIMI
