Maqedoni
Zgjedhjet lokale, arrijnë aparatet e para për votim biometrik
03.09.2021 17:01
Operatori ekonomik dermalog ka dorëzuar 200 aparatet e para për gjurmët e gishtërinjve që për herë të parë...

Operatori ekonomik dermalog ka dorëzuar 200 aparatet e para për gjurmët e gishtërinjve që për herë të parë do t’i përdor KShZ gjatë procesit të votimit.
Në 45 ditët e ardhshme do të stërviten e anëtarët e këshillave zgjedhorë, njoftoi kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski. Gjithsej duhet të arrijnë 4 mijë aparate të cilat priten përmes katër dërgesave tjera, përfshi edhe softuerin, tha Dashtevski.
“200 aparatet e para, dërgesa e parë nga Gjermania arriti sot dhe siç e shihni për momentin po i shkarkojmë. Këto aparate do të na shërbejnë për trajnim në një muaj e gjysmë, me ç’rast duhet të trajnohen këshillat zgjedhorë, fillimisht do të duhet të trajnohen trajnerët e atyre këshillave zgjedhorë, dhe për këtë këto aparate do të jenë më të dhëna fiktive të personave që janë prezent aty. Do të provojnë se si duhet të punohet me to dhe që të jenë të gatshëm në ditën e votimit. Do të kemi edhe katër dërgesa të tjera me nga 950 aparate, në dërgesën e tretë do të jetë e dhe serveri, gjegjësisht softueri.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Ndryshe në Listën e Zgjedhore deri të enjten janë kontrolluar, 11,224 persona, ndërsa janë parashtruar gjithsej 33 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 25 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 19 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore, informojnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor.
KShZ njofton se procedura për kontroll publik në Listën zgjedhore po rrjedhë dhe do të zgjasë deri më 9 shtator të këtij viti.
NAIM RAMADANI
