RMV, të dielën fillon regjistrimi
Të dielën në vend fillon regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave...

Të dielën në vend fillon regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, i cili prej disa muajsh është në rrjedhë e sipër edhe në diasporë.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave kanë bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e regjistrimit dhe ftojnë qytetarët që ta mbështesin këtë proces dhe të mos bien pre e atyre që bëjnë thirrje për bojkot.
Për regjistrim janë angazhuar 5 mijë e 550 regjistrues të shpërndarë në 50 rajone. Operacioni do të zgjas deri më 30 shtator. Sipas informatave të Entit Shtetëror të Statistikave, deri tani janë regjistruar 190 mijë e 944 mërgimtarë, ndërsa ditëve të fundit vazhdon të rritet interesimi i diasporës për regjistrim dhe në ditë regjistrohen 30 deri në 50 persona.
Deri tani në Zvicër janë regjistruar 62 mijë e 580 persona, në Gjermani - 43 mijë e 386, në Itali – 26 mijë e 886, pason Austria me mbi 11 mijë dhe SHBA-të me 8 mijë e 211. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është bërë në vitin 2002.
