Maqedoni

Arsim, raste të infektimit dhe izolim të nxënësve

03.09.2021 17:43

Dy nxënës prej dy klasave në Shkollën Fillore "Gjorgjija Pulevski" në Aerodrom të infektuar me Covid-19...

Dy nxënës prej dy klasave në Shkollën Fillore "Gjorgjija Pulevski" në Aerodrom të infektuar me Covid-19, një pjesë e nxënësve janë në izolim. Epidemiologët tani më e kanë bërë vlerësimin se kush shkon në izolim. Drejtori, Marjan Jovanovski, thekson se menjëherë është vepruar sipas protokolleve shëndetësorë pas informatave nga ana e prindërve se pas testimit të shpejtë fëmijët e tyre janë pozitiv me Covid-19.
 
“Ditën e parë një rast i konfirmuar dhe gjatë ditës së sotme u konfirmua 1 rast që janë pozitiv me Covid-19. Nxënësit që janë në këto paralele, pra ato që kanë vërtetim që e kanë tejkaluar virusin ata kanë të drejtë të vijnë me prezencë fizike, gjithë të tjerët në mënyrë preventive shkojnë në izolim dhe mësimin vazhdojnë ta ndjekin në mënyrë paralele online me nxënësit të cilët janë fizikisht në shkollë.”,- deklaroi drejtori i Shkollës Fillore "Gjorgjija Pulevski", Marjan Jovanovski.
 
RMV, 0.01 për qind e nxënësve me Covid-19. Carovska: S'ka transmetim në shkolla
 
Në të gjitha shkollat në vend janë regjistruar 14 nxënës pozitiv me Kovid-19, por nuk ka transmetim të brendshëm në shkolla, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Gjendja aktuale është stabile dhe nga 233 mijë nxënës që ndjekin mësimin me prezencë fizike vetëm 0.01% janë të infektuar. Përqindje e njëjtë është edhe te kuadri i mësuesve. Carovska apeloi për respektim të protokolleve shëndetësore.
 
“0.01% nga numri i përgjithshëm i nxënësve në nivel shtetëror janë të infektuar me Covid-19, sepse për momentin me prezencë fizike mësimin e ndjekin 233 mijë nxënës në territorin e vendit. Theksoj se akoma nuk ka transmetim të brendshëm në asnjë shkollë. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë, ekipet  e epidemiologëve janë në terren dhe do të marrin vendime.”,- tha  ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.
 
Përveç këtyre dy rasteve, raste pozitive ka edhe në shkollat tjera të kryeqytetit “Luben Lape” dhe "Kirill Pejqinoviq". Sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë simptoma kanë edhe nxënës të tjerë nga shkolla të tjera por për ta priten rezultate nga testet e realizuara.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI